Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

qeveria e kosoves - 16 nentor - 2026

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës ka ndaluar  tregtimin e  energjisë elektrike me kompanitë serbe. 

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo është masë ndaj Serbisë e cila prej 6 vjetësh ka bllokuar linjat ndërkufitare për tregtim. 

Ndalimi përfshin blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, drejtpërdrejt ose përmes transitit ose rishitjes në një apo më shumë shtete të treta. 

“Së pari do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike më kompanitë serbe si masë e parë ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim”, ka theksuar Kurti. 

Ai gjithashtu ka thënë se për t’u përballur me vështirësitë si pasojë e këtij vendimi të Serbisë, do ta obligojnë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që të sigurojë një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor si dhe do të vendosin masa emergjente në energji, që ka thënë se përfshijnë obligimin e “Ibër-Lepencit” për ta shitur energjinë e shërbimit publik. 

Kurti ka thënë se në dhjetor bëhen 6 vjet prej kur Kosova e ka fituar pavarësinë energjetike dhe nga ajo kohë Serbia bllokon alokimin komercial dhe tregtimin në linjat ndërkufitare me Kosovës. 

Edhe Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë Arbëri Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë

Kjo sipas tij ka shkaktuar dëme financiare dhe ka rrezikuar furnizimin me energji. 

“Bllokimi i linjave nga ana e Serbisë nuk na pengon sepse duam të blejmë energji nga Serbia, por ajo pamundëson shfrytëzimin e kësaj infrastrukture kritike për të sjellë energjinë transit nga Serbia”, është shprehur Kurti.