Kosova luan të martën mbrëma ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse mposht Irlandën apo barazon me këtë përfaqësuese në Dublin, Kosova do të përfundojë e dyta në Grupin B2 të Ligës së Kombeve.
Me vendin e dytë në grup, Kosova do të vendosej në vazon e dytë për shortin e kualifikimeve për Euro 2028. Për më tepër, do të luante në plejof për promovim në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Shorti për plejof të Ligës së Kombeve tërhiqet të premten prej orës 12:00. Tashmë dihet që Kroacia është prej përfaqësueseve që do të jenë në vazon e parë për plejofin për Ligën A. Pra, Kroacia është prej kundërshtareve të mundshme të Kosovës, nëse “Dardanët” nuk mposhten të martën. Uellsi është kundërshtar tjetër potencial i plejofit për Ligën A.
Ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.