Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova i luan 4 ndeshje brenda 16 ditësh grumbullim

Kosova

Grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kosovës do të zgjasë plot 16 ditë.

Lojtarët e Kosovës do të jenë në grumbullim nga 21 shtatori deri më 6 tetor për t’i zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Më 24 shtator, Kosova e pret Irlandën në Prishtinë. Pas tri ditësh luan kundër Austrisë në Vjenë.

Më 1 tetor luan në Hungari kundër Izraelit, ndërsa më 4 tetor përballet me Austrinë në “Fadil 

Vokrri”.Kohëzgjatja e grumbullimit është për shkak të një modifikimi të kalendarit të miratuar nga FIFA në vitin 2023 dhe që po zbatohet për herë të parë në Ligën e Kombeve pas Kupës së Botës 2026.