Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë në Vjenë ndaj Austrisë më 29 shtator.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Austrisë.
Do të jetë ndeshja e dytë e Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku janë edhe Izraeli dhe Irlanda.
Ballafaqimi do të luhet në stadiumin “Ernst Happel” dhe nis nga ora 18:00.
Biletat do të dalin në shitje më 3 qershor.
Ndeshje si vendëse në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Austria do të luajë edhe në stadiumin “Raiffeisen Arena” në Linz.