Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Austria nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kosovës

Austria-Kosova

Të enjten gjatë ditës kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Austria – Kosova. 

Ballafaqimi i dytë i Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve luhet më 27 shtator në “Ernst Happel Stadium”, në Vjenë, nga ora 18:00. 

Sektorët A dhe F të stadiumit u takojnë “Dardanëve”, tifozëve të Kosovës. 

Bileta më e shtrenjtë është 38 euro te sektori i “Dardanëve”, ndërsa më e lira, për fëmijët deri në moshën 14-vjeçare, është 16 euro. 

Biletat më të shtrenjta janë 70 euro. 

Edhe Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë Futboll 1 muaj më parë Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë

Në grup me Kosovën dhe Austrinë janë edhe Irlanda dhe Izraeli. 

Kosova ndeshjen e parë të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve e luan më 24 shtator ndaj Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.