Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Volejbollistët fillojnë përgatitjet për Lojëra Mesdhetare

Volejboll

Dy përfaqësueset e Kosovës në volejboll kanë nisur përgatitjet për Lojërat Mesdhetare që në fund të muajit mbahen në Taranto të Italisë.

Për herë të parë Kosova do të paraqitet në Lojëra Mesdhetare edhe në sporte ekipore.

Volejbollistet janë mbledhur në Ferizaj, ku do të qëndrojnë deri më 18 gusht kur planifikohet udhëtimi drejt Tarantos. Volejbollistet e Kosovës luajnë ndaj Greqisë, Algjerisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. 

Ndërkohë të shtunën në Skenderaj u mblodhën volejbollistët e Kosovës. Kosovën në konkurrencë të meshkujve e pret punë shumë e vështirë. Do të përballet me Spanjën dhe Francën në fazën grupore. Por këto përfaqësusese nuk paraqiten me përbërjen më të mirë.