Federata e Volejbollit e Kosovës ka shpallur të dielën listat e volejbollisteve dhe volejbollistëve të ftuar për Lojërat Mesdhetare.
Lojërat Mesdhetare mbahen në fund të muajit në Taranto të Italisë. Për herë të parë Kosova do të përfaqësohet edhe në sportet ekipore, volejboll, futboll, hendboll dhe basketboll 3x3.
Te volejbollistet, Kosova është në grupin B së bashku me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Enkela Voci, Jona Krasniqi, Blerina Begaj, Dhuratë Sylejmani, Mihane Gashani, Venerë Kadriu, Edona Kalludra, Erta Neziri, Valmira Ramadani, Amela Llugaliu, Loresa Avdyli dhe Adelajda Prenga janë ftuar në përfaqësuese.
Te volejbollistët janë ftuar Ergon Tara, Ermal Maliqi, Erion Bajrami, Erind Qalaj, Art Visoka, Erion Qalaj, Freskim Mehmeti, Rinor Hazrolli, Alfon Qalaj, Adriatik Berisha, Shkëlqim Ismajli dhe Rilind Gashi.
Volejbollistët janë në grup me Spanjën e Francën.
-
Volejbollistët fillojnë përgatitjet për Lojëra Mesdhetare
-
Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare – shpresohet në ndonjë fitore
-
Kosova mposhtet thellë në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare
-
Kosova mposht Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e fundit në Taranto
-
Hendbollistet e humbin edhe ndeshjen e fundit në grup