Hendbollistet e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e fundit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të martën, Kosova luajti me Maqedoninë e Veriut për vend të pestë.
Fitoi me rezultat 22:17. Hendbollistet kosovare kanë dominuar nga fillimi i ndeshjes. Në fund lojtaret e Maqedonisë së Veriut tentuan të barazojnë shifrat, por pa sukses.
Portierja Albina Pllana u dallua me 18 pritje.
Të dielën Kosova humbi 27:22 po nga Maqedonia e Veriu në ndeshjen e fundit në grup. Në grup, hendbollistet kosovare humbën edhe nga Algjeria, Greqia, Italia dhe Tunizia.
Në turneun e hendbollit për vajza, në Lojëra Mesdhetare morën pjesë gjashtë ekipe përfaqësuese.