Fenerbahçe e mposhti Liverpoolin me golin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur për këtë arritje dhe se goli është dhuratë për gjithë tifozët e flaktë të skuadrës.
“Kemi kaluar në kohë të vështirë. Kemi treguar sa e madhe është Fenerbahçe. Të gjithë e kanë ndierë këtë. E kemi nisur ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur gjuajtje që qëlloi shtyllën, kemi pranuar gol pa fat, por ia arritëm, ia dolëm. Kjo është madhështia e Fenerbahçes. E falënderoj secilin nga zemra. Uroj që kjo fitore të jetë pikë kthese këtë sezon”, ka deklaruar Muriqi fillimisht.
Ai ka theksuar se në xhiron e kaluar të Championsit, Fenerbahçe e meritoi fitoren por barazoi 2:2 me Slavia Pragën.
“Sot kemi arritur fitore të madhe. Kemi pesë pikë dhe Shakhtari e LASK-u janë para nesh. Synimi jonë kryesor është që ta fitojmë Superligën e Turqisë. Por, do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, është shprehur sulmuesi i Kosovës.