Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Publikohet lista e gjerë e Kosovës për volejbollistë

Publikohet lista e gjerë e Kosovës për volejbollistë

Përzgjedhësi i Kosovës për volejbollistë, malazezi Darko Prebiraçeviq, e ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve për ndeshjet e Ligës Evropiane të Volejvollit 2026.

“’Dardanët’ do të nisin përgatitjet menjëherë pas përfundimit të garave vendore, me fokus maksimal në paraqitjet në ‘CEV European Volleyball League 2026’, që zhvillohet gjatë muajit qershor, si dhe në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që do të mbahen në muajin gusht në Taranto të Italisë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjet e para të kësaj gare, Kosova do t’i zhvillojë kundër Rumanisë dhe Letonisë.

Ndaj Rumanisë luan më 6 qershor, kurse një ditë më vonë kundër Letonisë. Të dyja ndeshjet i luan në Riga të Letonisë. 

Në listën e gjerë janë përfshirë lojtarë nga kampionati vendor, por edhe volejbollistë që aktivizohen në kampionate tjera të Evropës.

Prebiraçeviq do të asistohet nga Adriatik Kajtazi e Valon Mustafa.

Do të jetë edicioni i parë që Liga Evropiane e Volejbollit do të shërbej si kualifikim për Kampionatin Evropian të Volejbollit 2028 pas ndryshimeve më 8 tetor 2025.