Kampioni olimpik në peshëngritje, Kianoush Rostami, do të debutojë të enjten për Kosovën.
Rostami është nga Irani, ndërsa e fitoi të artën në Rio 2016.
“Rostami ka zgjedhur të përfaqësojë vendin tonë në fillim të këtij viti, ndërsa momentalisht ndodhet në Forde të Norvegjisë, ku po mbahet Kampionati Botëror në peshëngritje. Rostami do të garojë në kategorinë deri në 94 kg. Gara e tij nis në ora 19:30. Kianoush ka përfaqësuar Iranin deri në vitin 2022, por shkaku i mosmarrëveshjeve me Federatën e këtij vendi, ka vendosur të ndryshojë përfaqësim”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Peshëngritësi me përvojë ka edhe medalje të argjendtë në Londra 2012.
Ka edhe dy të arta e një të argjendtë nga Kampionatet Botërore.
Rostami është 34-vjeçar. Ai vlerësohet pretendent për medalje botërore.
Peshëngritja në Kosovë është fare pak e zhvilluar.