Kosova e ka edhe medaljen e tetë nga Lojërat Mesdhetare. Peshëngritësi Kianoush Rostami ka fituar të argjendtë në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 95 kilogramë.
Ai mund të fitojë medalje edhe në stilin e shtytjes.
Rostami është nga Irani, por garon për Kosovën. Ka karrierë impresive.
Ai kishte vetëm një provë të suksesshme. Ngriti 166 kilogramë në tentimin e dytë, që i mjaftoi për medalje argjendi.
Të artën e fitoi Faris Touairi i Algjerisë me 169 kg.
Rostami fiton dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojëra Mesdhetare
Kosova ka arritur në shifrën e nëntë medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.Të mërkurën, në ditën...
Artikuj të ngjashëm
-
Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami
-
Rostami fiton dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojëra Mesdhetare
-
Edhe një iranian kërkon medalje për Kosovën në Lojërat Mesdhetare
-
Vendi i pestë në Botëror për peshëngritësin që përfaqëson Kosovën
-
Kampioni olimpik nga Irani debuton të enjten për Kosovën