Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paqartësi në Izrael, kush po fiton?

Benjamin Netanyahu

Teksa janë numëruar 57.3 për qind e kutive të votimit, në Izrael ka paqartësi të madhe se kush do ta formojë qeverinë e ardhshme.

Sipas rezultateve deri tash, blloku i kryeministrit aktual Benjamin Netanyahut ka 55 ulëse – pesë më shumë sesa parashikonin exit pollët. Ndërkohë blloku kundër tij, i udhëhequr Gadi Eisenkot, ka aktualisht 49 ulëse – katër më pak seç parashihej në exit polle.

Ndërkohë, partitë arabe kanë arritur rezultat historik, ku priten të marrin 16 ulëse. Ato do të jenë përcaktuese për qeverinë e re. 

Për ta formuar qeverinë, duhen së paku 61 vota në Parlamentin 120-vendësh në Izrael.

Pas rezultatit, Netanyahu është shprehur kundër marrëveshjes me partitë arabe. Ndoshta synon të marrë parti nga blloku i Eisenkotit.

Si parti e vetme, Likudi i Netanyahut prin me 27 deputetë. 

Edhe Exit pollët në Izrael s’japin fitues të qartë, blloku kundër Netanyahut i pari Botë Exit pollët në Izrael s’japin fitues të qartë, blloku kundër Netanyahut i pari

Rreth 600 mijë vota nga votuesit që nuk kanë votuar në vendvotimet e zakonshme, pothuajse të gjitha nga pjesëtarë të ushtrisë, që përbëjnë rreth 10 për qind të totalit të votave, pritet të numërohen krejtësisht deri të enjten.

Pasi të përfundojë numërimi, presidenti i Izraelit do të zhvillojë konsultime me të gjitha grupet politike dhe më pas do t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë liderit që vlerëson se ka gjasat më të mëdha për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Procesi i formimit të koalicionit qeverisës mund të zgjasë disa javë.

Lexo përditësimet tjera
Benjamin Netanyahu & Gadi Eisenkot

Zgjedhjet në Izrael, kush po fiton?