Kosova ka arritur në shifrën e nëntë medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të mërkurën, në ditën e parafundit, dy të argjendta i fitoi peshëngritësi cilësor, Kianoush Rostami.
Rostami është nga Irani, por garon për Kosovën. Ai garoi në kategorinë deri 95 kilogramë, ndërsa fitoi medalje në stilin e shkëputjes fillimisht, e më pas edhe në shtytje. Në peshëngritje janë ndarë medalje për të dy stilet.
Në shkëputje, Rostami e kishte provën më të suksesshme 166 kilogramë. Peshëngritësit i kishin nga tri tentime. Të artën e fitoi algjeriani Faris Touairi me 169 kilogramë.
Në shtytje, Rostami nisi me tentim të suksesshëm në 196 kilogramë. Ngriti edhe 203 kilogramë, ndërsa dështoi në tentimin e tretë, me peshë prej 211 kilogramë. Të artën e fitoi Ibrahim Abokahla i Egjiptit me 204 kg. Faris Touairi mbeti prapa me 195 kg dhe fitoi të bronztën.
Kosova ka të artë mesdhetare nga Taranto me Donjeta Sadikun në boks dhe Islam Selmanin në karate. Të argjendtë ka fituar edhe xhudistja Laura Fazliu, ndërsa të bronzta fituan Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi, po ashtu në xhudo.
Rostami është 35-vjeçar dhe peshëngritës me karrierë impresive. Pas telasheve me federatën iraniane vendosi për ndryshim të vendit që përfaqëson. Vjet e fitoi të drejtën e garimit për Kosovën. E ka një vend të pestë në botë duke garuar për Kosovën dhe tani edhe dy medalje mesdhetare. Janë medaljet e para të Kosovës në peshëngritje në ndonjë ngjarje serioze. Ky sport vazhdon të mbetet fare pak i zhvilluar në vend. Por me Rostamin mund të fitohen edhe medalje të tjera.
Për Iranin, Rostami ka medalje të artë e të argjendtë olimpike. Ka edhe dy të arta dhe një të argjendtë botërore.
Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami
Peshëngritësi Kianoush Rostami ka fituar tjetër medalje. Ai fitoi medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.
Më herët, peshëngritësi nga Irani, që po garon për Kosovën, fitoi medalje të argjendtë në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 95 kilogramë.
Herën e parë ngriti 196 kilogramë, ndërsa në tentimin e dytë plot 203 kilogramë. Por në tentimin e tretë prej 211 kilogramë ishte i pasuksesshëm.
Të artën e fitoi garuesi nga Egjipti, Karim Abokahla, i cili ngriti 204 kilogramë.

Medalja e tetë, Rostami i argjendtë për Kosovën
Kosova e ka edhe medaljen e tetë nga Lojërat Mesdhetare. Peshëngritësi Kianoush Rostami ka fituar të argjendtë në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 95 kilogramë.
Ai mund të fitojë medalje edhe në stilin e shtytjes.
Rostami është nga Irani, por garon për Kosovën. Ka karrierë impresive.
Ai kishte vetëm një provë të suksesshme. Ngriti 166 kilogramë në tentimin e dytë, që i mjaftoi për medalje argjendi.
Të artën e fitoi Faris Touairi i Algjerisë me 169 kg.
Orana diskualifikohet në gjysmëfinale, mbetet pa medalje
Fortesa Orana i ka shënuar dy fitore, por megjithatë ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Orana garoi të mërkurën në karate, në kategorinë +68 kilogramë. Karateistja kosovare e nisi ditën me fitore 4:3 ndaj Chaima Oudira të Algjerisë.
Në luftën e dytë e mposhti sllovenen Zala Maria Zibret. Ndaj saj fitoi 4:2 dhe bëri vend në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale u përball me portugezen Ana Rita Ferreira De Oliveira. Lufta ishte e fortë. Megjithatë De Oliveira realizoi goditje për epërsi 3:0. Më pas erdhi te një situatë që i kushtoi Fortesës me diskualifikim. Pas një aksioni, Orana u ankua se u lëndua në sy nga portugezja. Reagoi dhe reagimin e saj gjyqtarët e vlerësuan të tepruar. U diskualifikua nga e gjithë gara, duke e humbur kështu të drejtën të luftojë për medalje të bronztë.
VIDEO:
Ajo ishte e fundit prej karateistëve kosovarë që garoi në “Taranto 2026”. Të mërkurën garuan edhe Benjamin Shabani e Jakup Hajdari.
Shabani pësoi në luftën e parë në kategorinë +84 kilogramë. E kishte rastin në repesazh, por pasi u lëndua në luftën e parë, nuk doli në tatami.
Jakup Ajdari garoi në kategorinë deri 84 kilogramë. Humbi në luftën e parë e po ashtu në repesazh.
Të martën për Kosovën medalje të artë fitoi Islam Selmani. Kosova garoi me nëntë karateistë. Prej të tjerëve, medaljes më së shumti i është afruar Orana.
Të mërkurën paraqitje të mirë kishin dy karateistët kosovarë që garojnë për Shqipërinë. Blodin Pakashtica arriti dy fitore në kategorinë +84 kilogramë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Por më pas i humbi dy lufta rresht dhe përfundoi i pesti.
Edhe Melos Gashi arriti në gjysmëfinale të kategorisë deri 84 kilogramë, duke realizuar dy fitore. Por më pas humbi në gjysmëfinale dhe për medalje të bronztë. Përfundoi i pesti.
Orana në gjysmëfinale
Fortesa Orana ka kaluar në gjysmëfinale. E mposhti 4:2 slovenen Zala Maria Zibret.
Karateistja kosovare është një fitore larg medaljes në Lojëra Mesdhetare.

Orana e fiton luftën e parë
Fortesa Orana e ka fituar luftën e parë në karate në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Orana fitoi 4:3 ndaj Chaima Oudira të Algjerisë. Ishte lufta e parë në kategorinë deri 68 kilogramë.
Oudira ishte duke udhëhequr, por fare në fund Orana realizoi goditje për tri pikë, përkatësisht për fitore.
Ndërkohë Jakup Ajdari ka humbur edhe në repesazh.
Shabani e Ajdari nuk kaluan pengesat e para në karate
Benjamin Shabani e Jakup Ajdari kanë përfaqësuar Kosovën në karate në Lojërat Mesdhetare, të mërkurën. Shabani humbi 5:0 në luftën e parë në kategorinë +84 kilogramë.
Humbi nga Tarek Mahmoud i Egjiptit. Shabani pësoi edhe një lëndim dhe nuk doli për luftën e repesazhit.
Jakup Ajdari garoi në kategorinë deri 84 kilogramë. Humbi 6:1 nga Mehdi Sriti i Marokut.
Sot garon edhe Fortesa Orana.