Sporte të tjera

IOC-ja heq “(YUG)” nga përshkrimi për vendlindjen e dy olimpistëve të Kosovës

IOC-ja heq “(YUG)” nga përshkrimi për vendlindjen e dy olimpistëve të Kosovës

Artikull i përditësuar në orën 18:45 - Përshkrimi “Prishtina (YUG)”, për vendlindjen e dy olimpistëve të Kosovës, Kiana Kryeziu dhe Drin Koka, është hequr nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) pak kohë pas kërkesës së Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Në fakt, ishte KOHA që gjatë ditës kishte vërejtur se, Prishtina, vendi i lindjes i dy garuesve të Kosovës, nuk ishte paraqitur si kryeqyteti i Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, përkatësisht në vjegëzën e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano Cortina”.

Dy garuesve në përshkrimin e tyre u shkruante vendi i lindjes Prishtinë, ndërsa në kllapa në vend të shkurtesës KOS (Kosova), ishte shkruar (YUG), që nënkupton Jugosllavinë. Tani ky gabim është përmirësuar pas publikimit të shkrimit të KOHËS. 

Dy garuesve u shkruan vetëm Prishtina, vendi i lindjes. 

Ishte ky lëshimi i vetëm për dy garuesit e Kosovës, që shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008.

Të dy garuesit u lindën pas shpërbërjes së Jugosllavisë, përkatësisht shumë vjet pasi Kosova nuk ishte pjesë e këtij shteti.

Kiana është e lindur më 11 nëntor të vitit 2004, kurse Drini më 28 gusht të vitit 2003.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) kanë bërë të ditur se do të bëjnë kërkesë për të përmirësuar këtë gabim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).

“Do të kërkojmë menjëherë që të ndryshohet, pasi besojmë se është vetëm një lëshim teknik nga ana e tyre. Por sigurisht që do të kërkojmë të ndryshohet menjëherë”, shkruante në përgjigjen e Komitetit Olimpik të Kosovës për KOHËN.

Edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, tha se do të kërkonte që të bëhet sa më shpejt përmirësimi i gabimit.

“Sigurisht që edhe ne do të kërkojmë të bëhet ky ndryshim, që besoj se nuk ka qenë i qëllimshëm, por vetëm një gabim”, tha Kelmendi për KOHËN.

Kiana Kryeziu në Lojëra Olimpike paraqitet për herë të dytë. Debutoi katër vjet më parë në Pekin. Ajo do të garojë në tri disiplina të ndryshme të skijimit alpin.

Drin Kokaj në Lojëra Olimpike Dimërore garon për herë të parë.

“Përfaqësimi sa më dinjitoz i shtetit tim është prioritet për mua. Vetë pjesëmarrja në Olimpiadë është një arritje e jashtëzakonisht, e rëndësishme dhe historike, si në aspektin personal ashtu edhe për shtetin tim. Synimi im është të arrij një rezultat sa më të mirë dhe do të jap maksimumin tim për ta përfaqësuar vendin tim me dinjitet, përkushtim dhe krenari”, ka thënë Kokaj për KOHËN.

Kosova garon për herë të tretë në Lojëra Olimpike Dimërore. Rezultatin më të mirë deri më tani e ka me Albin Tahirin në kombinim alpin, katër vjet më parë. Tahiri, tashmë i tërhequr nga skijimi, ishte renditur i 15-ti. Një plasman i tillë nga Kryeziu apo Kokaj, do të ishte rezultat shumë i mirë për Kosovën.

Kryeziu dhe Kokaj janë dy prej sportistëve të 92 shteteve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, nisin të premten dhe përfundojnë më 22 shkurt.
Kiana Kryeziu e Drin Kokaj janë skitarët që garojnë për Kosovën. 

IOC-ja e shkruan “Prishtinë (YUG)”, vendlindjen e dy olimpistëve të Kosovës

Sportistë të 92 shteteve do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. 

Pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, që nisin të premten dhe përfundojnë më 22 shkurt, është edhe Kosova.

Kiana Kryeziu e Drin Kokaj janë skitarët që garojnë për Kosovën. 

Dy garuesit janë nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. 

Por Prishtina nuk është paraqitur si kryeqyteti i Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, përkatësisht në vjegëzën e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano Cortina”.

Dy garuesve në përshkrimin e tyre u shkruan vendi i lindjes Prishtinë, ndërsa në kllapa në vend të shkurtesës KOS (Kosova), është shkruar (YUG), që nënkupton Jugosllavinë.

Është ky lëshimi i vetëm për dy garuesit e Kosovës, që shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008.

Të dy garuesit u lindën pas shpërbërjes së Jugosllavisë, përkatësisht shumë vjet pasi Kosova nuk ishte pjesë e këtij shteti.

Kiana është e lindur më 11 nëntor të vitit 2004, kurse Drini më 28 gusht të vitit 2003.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) kanë bërë të ditur se do të bëjnë kërkesë për të përmirësuar këtë gabim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).

“Do të kërkojmë menjëherë që të ndryshohet, pasi besojmë se është vetëm një lëshim teknik nga ana e tyre. Por sigurisht që do të kërkojmë të ndryshohet menjëherë”, shkruan në përgjigjen e Komitetit Olimpik të Kosovës për KOHËN.

Edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi ka thënë se do të kërkojnë që të bëhet sa më shpejt përmirësimi i gabimit.

“Sigurisht që edhe ne do të kërkojmë të bëhet ky ndryshim, që besoj se nuk ka qenë i qëllimshëm, por vetëm një gabim”, ka thënë Kelmendi për KOHËN.