Sporte të tjera

“French Open”, Sinneri në gjysmëfinale pas fitores bindëse

Jannik Sinner

Bartësi i turneut Grand Slam “French Open”, Jannik Sinner, është kualifikuar në gjysmëfinale pas fitores bindëse ndaj Alexander Bublikut.

Italiani shkëlqeu të mërkurën duke e mposhtur tenistin nga Kazakistani me rezultatin 3:0 në sete, 6:1, 7:5 dhe 6:0.

Sinner është në kërkim të titullit të parë në terrenin me rërë në Paris.

Gjysmëfinalen nuk e ka kaluar asnjëherë.

Vitin e kaluar u mposht pas pesë setesh nga Carlos Alcarazi.

Sinner është në ecuri prej 19 fitoreve rresht në turne madhor, pas triumfeve në “US Open” në vitin e kaluar dhe në “Australian Open” në janar të këtij viti.

Te tenistet, numri 361 i botës, Lois Boisson, ka kaluar në gjysmëfinale po ashtu, ndërsa tani synon të triumfojë në garën që organizohet në “shtëpinë e saj”.

Ajo fitoi ndaj Mirra Andreevas 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:3.

Francezja tani do të luajë ndaj numrit dy të botës në tenis, Coco Gauff.

Amerikania fitoi 2:1 në sete ndaj bashkëkombëses Madison Keys, 6:7, 6:4 dhe 6:1.