Jannik Sinner është jashtë turneut Grand Slam “French Open” dhe është vlerësuar si befasua më e madhe e turneut deri tani.
Sinner pësoi lëndim gjatë ndeshjes dhe kjo ndikoi në humbjen 3:2 në sete nga tenisti argjentinas, Juan Manuel Cerundolo, në raundin e dytë të turneut të famshëm.
Numri një i botës së tenisit, Sinner, ishte favorit për të triumfuar në këtë garë, pasi ka dominuar në fushat me rërë.
Por të mërkurën pësoi disfatë ndonëse i fitoi dy setet e para. Ai u mposht me 3:2 në sete, 6:3, 6:2, 7:5, 6:1 dhe 6:1.
Sinner ishte në seri prej 30 fitoreve rresht.