Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Flet peshëngritësja ukrainase që refuzoi të fotografohet me rusen: Jo me agresorët

Ukraina

Në Ukrainë po i kushtojnë shumë rëndësi veprimit të peshëngritëses Iryna Dombrovska, që refuzoi të merrte pjesë në fotografinë e përbashkët pas ceremonisë së medaljeve, pasi aty ishte një garuese ruse.

Kjo ndodhi të dielën në Kampionatin Evropian të peshëngritjes në Batumi të Gjeorgjisë. Pasi refuzoi fotografinë e përbashkët, Dombrovska, që fitoi tri medalje të bronzta, u qortua nga presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Dombrovska tha se vendimin që mos të fotografohej bashkë me rusen e mori ende pa nisur Evropiani. Peshëngritësja ruse, Varvara Kuzminova, që garoi si e pavarur, fitoi medaljen e argjendtë.

“Para kampionatit e kam parë që një sportiste nga Rusia do të garojë në kategorinë time dhe kam vendosur se edhe nëse fitoj medalje nuk dua të kem fotografi me të apo ndonjë gjë të përbashkët. Kur fitova tri medalje bronzi u bë e qartë se do të pranojmë medaljet së bashku, dhe sipas traditës, do të ketë një foto të përbashkët. Kështu që iu përmbajta pjesës zyrtare, e dëgjova himnin e fitueses, që ishte nga Finlanda dhe u largova nga podiumi. Kjo as që është diskutuar. Nuk kam dëshirë të bëj fotografi me përfaqësueset e vendit agresor. Ka luftë në Ukrainë, Rusia po kryen krime të luftës, kështu që e vlerësoj vendimin tim të drejtë”, ka thënë Dombrovska për mediumin ukrainas “Suspilne”.

Ajo ka folur edhe për bisedën që kishte me Hasanin. Astrit Hasani, që është nga Kosova, mori kritika për mënyrën se si iu drejtua peshëngritëses ukrainase.

“Kur zbrita nga podiumi, kryetrajneri i Ukrainës dhe unë kemi pritur që fotografimi të përfundonte në mënyrë që të bënim një fotografi me flamurin ukrainas. Papritur Astrit Hasani vrapoi dhe filloi të thotë se sporti është jashtë politikës. Mbetëm të shokuar pasi nuk kemi pasur kohë për t’u përgjigjur apo argumentuar. Ishte e pakuptueshme pasi nuk kam thyer asnjë rregull: i kam respektuar të gjitha ato që e kërkojnë rregullat, kam dëgjuar himnin e Finlandës dhe u largova nga podiumi. Fotografia është opsionale. Dëshira ime ishte të mos e bëja atë”, ka theksuar peshëngritësja ukrainase.

Edhe babai i peshëngrësisë ukrainase ka thënë se ajo ka vepruar drejtë, pasi rusët janë agresorët.

Federata e Peshëngritjës së Ukrainës ka lëshuar deklaratë në përkrahje të Dombrovskas. Në rrjetet sociale ka shumë postime në përkrahje të saj.

Hasani nuk ka folur për incidentin.