Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Peshëngritësja e Kosovës e pesta në Botëror, vendos rekorde botërore për të reja

Emily Ibanez

Peshëngritësja 15-vjeçare që përfaqëson Kosovën, Emily Ibanez, ka regjistruar rezultat të mahnitshëm të martën në Kampionatin Botëror për të rritur në Kinë.

Ibanez është renditur e pesta në dygarësh në kategorinë deri 69 kilogramë. Ajo është më e reja në Botërorin për seniorë.

Ibanez ngriti gjithsej 240 kilogramë. Vetëm dy peshëngritëse nga Koreja e Veriut, një nga Kolumbia dhe një nga Bjellorusia kishin rezultat më të mirë se Emily Ibanezi.

Ibanez garoi në Grupin B, që është i dyti më i forti. Pra nuk garoi me më të mirat në Grupin A.

Në shkëputje, Emily Ibanez u rendit e teta me rezultatin më të mirë prej 106 kilogramë. Në shtytje ishte e gjashta me 134 kilogramë.

Edhe Tre peshëngritës garojnë për Kosovën në Botërorin në Kinë Sporte të tjera Tre peshëngritës garojnë për Kosovën në Botërorin në Kinë

Për më tepër, Ibanez ka vendosur tri rekorde për të reja në kategorinë deri 69 kilogramë. Në shkëputje e vendosi dy herë rekordin botëror. Po ashtu në shtytje vendosi dy herë rekordin botëror, ndërsa në total tri herë. Brenda ditës, Ibanez vendosi rekord botëror për të reja shtatë herë. Rekordet për të reja përfshijnë peshëngritëset prej 13 deri në 17 vjet.

Ibanez është e lindur në Spanjë, ndërsa për shumë vjet ka jetuar në Kanada. Është pjesë e një familjeje peshëngritësish. Babai i saj është nga Kuba. Prej këtij viti Emily Ibanez dhe vëllai i saj, Brayan, garojnë për Kosovën, pas një natyralizimi jo plotësisht të qartë. Ajo ka fituar tri të arta në Evropianin për juniorë dhe U23 të mbajtur pak javë më parë. 

Brayan Ibanez është dashur të garojë të hënën në Botëror, por hoqi dorë për shkak të një sëmurjeje. 

Të mërkurën garon për Kosovën, iraniani Kianoush Rostami. Ai garon për Kosovën prej vitit të kaluar.

Edhe Ibanez nuk garoi për Kosovën në Botërorin e peshëngritjes Sporte të tjera Ibanez nuk garoi për Kosovën në Botërorin e peshëngritjes

Të artën në kategorinë deri 69 kilogramë e fitoi Song Kuk-hyang e Koresë së Veriut. Ajo fitoi duke vendosur tri rekorde botërore, në total me 275 kilogramë, në shkëputje me 122 kilogramë dhe në shtytje me 153 kilogramë.

Botërori në Ningo të Kinës ka nisur më 27 tetor. Deri më tani ka dominuar Koreja e Jugut me gjashtë të arta, tri të argjendta e tri të bronzta.