Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhdrella drejtor sportiv i Llapit

Mentor Zhdrella është emëruar drejtor sportiv i klubit të futbollit Llapi.

34-vjeçari më herët ka luajtur te skuadra e Llapit. Ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë në Kosovë.

Zhdrella është shprehur i kënaqur me emërimin e tij në pozitën e drejtorit sportiv. “Falënderoj bordin drejtues të klubit, Presidentin e klubit z. Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t'i arrijmë objektivat tona”, ka thënë Zhdrella

Artikuj të ngjashëm