Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mentor Zhdrella largohet nga Llapi

Mentor Zhdrella

Mentor Zhdrella nuk do të jetë më drejtor sportiv i klubit të futbollit Llapi.

Lajmin për largimin nga Llapi, Zhdrella e ka njoftuar të hënën nëpërmjet një postimi në facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postin e drejtorit sportiv te Llapi e mbajti për një vit e gjysmë. Ai u emërua drejtor sportiv në qershor të vitit 2023 pas pensionimit si futbollist. 

“Gjatë këtij një viti e gjysmë, kam dhënë maksimumin për të kontribuar në drejtimin e klubit dhe për ta mbajtur atë në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave. Ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, por edhe me momente të veçanta dhe suksese të arritura që do t’i kujtoj gjithmonë me krenari”, ka shkruar Zhdrella në njoftimin e tij pas dorëheqjes nga posti i drejtorit sportiv.

Ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë në Kosovë.