Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdyli largohet nga Llapi

Ilir Avdyli

Portieri Ilir Avdyli është larguar nga skuadra e Llapit. Këtë e ka konfirmuar të hënën skuadra e Llapit në faqen zyrtare. 

Avdyli nga edicioni 2021/2022 ishte pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me Llapin 34-vjeçari Avdyli ka bërë 142 paraqitje. Ka të fituar edhe dy trofe. 

“KF Llapi njofton se pas një periudhe të jashtëzakonshme bashkëpunimi, portieri ynë Ilir Avdyli, me marrëveshje, ka përfunduar aventurën e tij me klubin tonë. Gjatë tri viteve e gjysmë, Iliri ka qenë një figurë kyçe në skuadrën tonë, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në fushë dhe jashtë saj. Profesionalizmi, përkushtimi dhe pasioni që ai tregoi gjatë këtyre viteve do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë”, ka shkruar Llapi.