Llapi të martën mbrëma ka njoftuar për ndryshime në kryesi të klubit. Ndër të tjera, është njoftuar se Tahir Batatina do ta mbajë postin e drejtorit të përgjithshëm të klubit. Por nuk është saktësuar nëse Batatina do të heqë dorë nga posti i trajnerit që e ka mbajtur për kohë të gjatë.
Beqir Batatina është kryetar i Llapit, ndërsa Amrush Batatina e Bahri Ademi nënkryetar.
Një tjetër anëtar i familjes Batatina, Bejtushi, është drejtor ekzekutiv i Llapit, derisa pozita e drejtorit sportiv mbahet nga Arbenit Sinani.
Llapi nuk ka arritur objektivat në edicionin 2022/2023 të Superligës së Kosovës në futboll.