Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli me fitore bindëse kualifikohet në gjysmëfinale të plejofit

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli, është kualifikuar në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekfinale, pas dy ndeshjeve, Ylli e kaloi Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja e dytë u zhvillua të shtunën mbrëma në Gjakovë para një numri të vogël shikuesish. Ylli shënoi fitore me rezultat të lartë, 126:80.

Ylli në gjysmëfinale të plejofit do të takohet me Pejën.

Në pjesën e rregullt të kampionatit Ylli ishte i treti, ndërsa Vëllaznimi i gjashti. Me hyrje në plejof, Vëllaznimi ka arritur synimet.

Bashir Ahmed ka udhëhequr Yllin drejt fitores të shtunën. Ai realizoi plot 37 pikë, ndërsa i kishte edhe tetë kërcime e tri asistime.

Wesley Washpun i kishte 29 pikë, katër kërcime e pesë asistime, derisa Gëzim Morina kontribuoi me 13 pikë e 13 kërcime.

Edhe Ylli eliminon Vëllaznimin, përballet me Pejën në gjysmëfinale Sport Ylli eliminon Vëllaznimin, përballet me Pejën në gjysmëfinale

Te Vëllaznimi, Deni Johnson i kishte 25 pikë e nëntë kërcime. Rron Dahsyla kishte 11 pikë e tetë kërcime, ndërsa Shendrit Llapi ndeshjen e përfundoi me 12 pikë e tetë kërcime. Arbër Sinani i shënoi 15 pikë.

Peja në gjysmëfinale të plejofit ka kaluar direkt. E përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e dytë.