Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli fiton ndeshjen e parë të plejofit ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Pejën me rezultat 93:82.

Më meritori për këtë triumf ishte Tyreek Smith me 22 pikë. Po aq pikë pati edhe Daquan Bracey te mysafirët.

Ndeshja e dytë e çerekfinales së plejofit zhvillohet në Pejë në mesjavën e ardhshme, ndërsa ndeshja e tretë eventuale, sërish në Suharekë. Çerekfinalja zhvillohet deri në dy ndeshje të fituara.

Fituesi i çerekfinales do të përballet me Trepçën në gjysmëfinale.