Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha shkëlqen me dy gola në fitoren e Dinamo Zagrebit

Hoxa

Sulmuesi Arbër Hoxha ka shkëlqyer të dielën mbrëma në fitoren e skuadrës së Dinamo Zagrebit. 
Hoxha realizoi dy gola në fitoren 3:0 të Dinamo Zagrebit ndaj Goricës. 

Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit kroat. 

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Hoxha, fillimisht e realizoi golin e parë në minutën e 21-të. 

28-vjeçari shënoi edhe për 2:0 në minutën e 83-të. 

Hoxha në kampionatin kroat ka tri gola dhe një asistim në 12 ndeshje të luajtura.

E ka edhe një gol tjetër të shënuar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.  

Edhe Hoxha shënon për kampionin kroat Futboll Hoxha shënon për kampionin kroat

Hoxha e kompletoi ndeshjen te Dinamo dhe ishte më i dalluari në fushë. 

Dinamo ka 31 pikë dhe e zë vendin e dytë. Hajduku i Splitit është lider me një pikë më shumë. 
Gorica është në pozitën e fundit me vetëm shtatë pikë.