Dinamo Zagrebi ka shënuar fitore të thellë të dielën mbrëma. E mposhti 5:2 në udhëtim skuadrën e Slaven Belupos.
Arbër Hoxha luajti deri në minutën e 64-t për skuadrën e madhe nga Zagrebi, ndërsa asistoi në golin e pestë.
Dinamo është lider në kampionatin kroat me 35 pikë nga 17 ndeshje. Hajduku është i dyti me 34 pikë, ndërsa Slaven Belupo mban vendin e tretë me 25 pikë.
Hoxha po kalon formë të lartë. Ka gjashtë gola e tri asistime në 16 paraqitje kampionale.