Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Hoxhës me Dinamo Zagrebin

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ka luajtur nga minuta e 61-të te Dinamo Zagrebi që mposhti thellë 4:1 në udhëtim skuadrën e Vukovarit.

Ndeshje ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit kroat. 

Me fitore, Dinamo ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.
Dinamo është lider me 69 pikë, dhjetë pikë më shumë se Hajduku i Splitit që mban vendin e dytë.