Arbër Hoxha luajti 61 minuta për Dinamon e Zagrebit që fitoi thellë 5:0 ndaj Kauno Zhalgirisit të martën mbrëma në “Maksimir”.
Me fitoren e thellë në ndeshjen e parë, Dinamo ka bërë një hap të madh drejt plejofit të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues të Championsit luhet pas një jave.
Miha Zajc, Scott McKenna, Mateo Lisica, Luka Stojkoviq dhe Lukas Kaçavenda i shënuan golat për kroatët.