Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goli i Hoxhës nuk mjafton, Dinamo nuk avancon në Champions

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha shënoi gol në minutën e dhjetë për Dinamo Zagrebin. Por kampioni i Kroacisë nuk ia doli të kualifikohet në fazën e ligës në Champions.

Dinamo të mërkurën mbrëma humbi 3:1 nga Vikingu në Norvegji.

Pasi ndeshja e parë e plejofit të Championsit kishte përfunduar 2:2, Vikingu avancoi me rezultatin e përgjithshëm 5:3.

Hoxha luajti deri në minutën e 67-të.  Dinamo vazhdon në Ligën e Evropës.


Hoxha e kalon në epërsi Dinamo Zagrebin

Arbër Hoxha ka realizuar gol për Dinamon e Zagrebit, që ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Vikingut norvegjez në udhëtim. 

Hoxha realizoi në minutën e 10-të për 1:0. 

Ndeshja e parë u mbyll baras, 2:2. Është ndeshja kthyese e plejofit për inkuadrim në Ligën e Kampionëve.

VIDEO