Sulmuesi Arbër Hoxha ka shkëlqyer të dielën mbrëma në fitoren e skuadrës së Dinamo Zagrebit.
Hoxha realizoi dy gola në fitoren 3:0 të Dinamo Zagrebit ndaj Goricës.
El partido fue la jornada 15 de la élite del fútbol croata.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Hoxha, fillimisht e realizoi golin e parë në minutën e 21-të.
28-vjeçari shënoi edhe për 2:0 në minutën e 83-të.
Hoxha në kampionatin kroat ka tri gola dhe një asistim në 12 ndeshje të luajtura.
E ka edhe një gol tjetër të shënuar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Hoxha e kompletoi ndeshjen te Dinamo dhe ishte më i dalluari në fushë.
Dinamo ka 31 pikë dhe e zë vendin e dytë. Hajduku i Splitit është lider me një pikë më shumë.
Gorica është në pozitën e fundit me vetëm shtatë pikë.