Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi me Sassuolon e Rrahmani me Napolin ndahen baras

Muriqi

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, me Sassuolon të dielën e ka ndalur në barazim pa gola Napolin, skuadër ku aktivizohet ish-kapiteni i “Dardanëve”, Amir Rrahmani.
Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të Serie A.
Muriqi bëri disa pritje dhe kishte paraqitje pozitive ndaj Napolit. Ai u vlerësua me notën 8.8.
Edhe Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. 
Napoli regjistroi tetë goditje në portë, por asnjëra prej tyre nuk përfundoi në gol. 
Edhe posedimi i topit ishte në anën e napolitanëve. 
Për Napolin është barazimi i katërt këtë edicion. Ka edhe pesë fitore dhe katër humbje. E zë vendin e tetë me 19 pikë. Ka mbetur shumë prapa në garën për titull kampioni. 
Ndërsa Sassuolo ka dy fitore, tri barazime dhe tetë humbje. Renditet në pozitën e 18-të me nëntë pikë.