Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe

basketboll

Trepça është finalistja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Finalen e madhe, skuadra mitrovicase e siguroi të dielën mbrëma me fitoren 103:96 ndaj Pejës në palestrën “Karagaçi”. Serinë gjysmëfinale, kampionia në fuqi e fitoi me rezultatin 3:1. 

Ndeshja e së dielës ishte interesante. Skuadra pejane e fitoi çerekun e parë me rezultat 32:24. Por skuadra e verdhë sikur u ndal në çerekun e dytë, të cilin Trepça e fitoi me plot 20 pikë dallim, 34:14.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 58:46 në të mirë të “xehetarëve”.

Çereku i tretë përfundoi 23:22 për Pejën, ndërsa rezultati pas 30 minutave ishte 80:69 në të mirë të Trepçës. 

Peja megjithatë nuk u dorëzua. 1 minutë e 25 sekonda para fundit u afrua në vetëm një pikë, 92:91.
Dardan Kapiti më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 94:91. Peja në anën tjetër të fushës dështoi në tentim për tri pikë, ndërsa Sek Henry realizoi treshe, 32 sekonda para fundit për 97:91. Kështu ndeshja u mbyll, ndonëse u shënuan edhe pikë të tjera.

Edhe Trepça humb pas një kohe shumë të gjatë Basketboll Trepça humb pas një kohe shumë të gjatë

Akili Vining udhëhoqi Trepçën drejt fitores me 24 pikë, katër kërcime e katër asistime. Sek Henry i realizoi 18 pikë e dy kërcime, ndërsa Dardan Kapiti ndihmoi fitoren me 15 pikë e katër kërcime. 18 pikë i shënoi Kenny Hasbrouck.

Te Peja u dallua kapiteni Dardan Berisha me 24 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. Daquan Bracey i kishte 31 pikë , tetë asistime e katër kërcime.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte e tensionuar. Ka pasur fyerje të shumta të tifozëve, sidomos ndaj Drilon Hajrizit. Ka pasur edhe përplasje të lojtarëve të Pejës me Hajrizin. 

Trepça tani e pret fituesin e gjysmëfinales mes Bashkimit dhe Borës. Në atë seri gjysmëfinale rezultati është 2:2. Ndeshja vendimtare zhvillohet të mërkurën mbrëma në Prizren.

Edhe Trepça e pandalshme, e fiton gjysmëfinalen e parë Basketboll Trepça e pandalshme, e fiton gjysmëfinalen e parë

Trepça ndaj Pejës e fitoi ndeshjen e parë dhe të tretë në “Minatori”. Ndërkohë Peja e fitoi ndeshjen e kaluar para tifozëve të saj. 

Peja në gjysmëfinale u kualifikua duke e eliminuar Golden Eagle Yllin në çerekfinale. Ndërkohë Trepça, si e para e stinorit të rregullt, plejofin e filloi prej gjysmëfinales.