Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Trepça u mposht të shtunën mbrëma nga Peja në “Minatori” me rezultatin 87:81.
Trepça në xhiron e parë e mposhti Rahovecin 029. Ndërsa për Pejën ishte fitorja e dytë. Peja në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar ndaj Sigal Prishtinës.
Peja e nisi më mirë takimin duke e fituar çerekun e parë, 20:16. Çereku i dytë u fitua sërish nga Peja me shifrat 27:24.
Peja shkoi në pushim me shtatë pikë epërsi, 47:40. Çereku i tretë u mbyll baras 16:16.
Dhjetëminutëshi i fundit u fitua nga Trepça me një pikë epërsi, 25:24.
Por fitorja në fund shkoi për basketbollistët e Pejës.
Më efikasi te Peja ishte Trevor Moore me 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. U dallua edhe Xavier Johnson me 12 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.
Ndërkohë lojë të mirë te Trepça kishte Dardan Kapiti me 15 pikë dhe katër kërcime.