Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Kampionia Trepça mposhtet në “Minatori” nga Peja

KB Peja

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka nisur me humbje edicionin 2025/2026 të Superligës.

Trepça humbi nga Peja në “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 86:80.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Peja e fitoi çerekun e parë, dytë dhe katërt. Vetëm çereku i tretë i takoi Trepçës, të cilin e mbylli 23:18.

Pejanët e mbyllën çerekun e parë me epërsi prej katër pikësh, 25:21, kurse të dytin 22:18. Ndërkohë çerekun e katërt Peja e fitoi 21:18.

Më së shumti pikë për Pejën shënoi kapiteni Dardan Berisha. Ai realizoi 19 pikë. Kishte edhe dy kërcime e dy asistime, ndërsa 14 pikë i shënoi Jordan Johnsonme nga 12 pikë ndeshjen te Peja e mbyllën Tajh Green dhe Cesare Edwards.

Ja'cori Payne shënoi 20 pikë për Trepçë. Ai pati edhe tre kërcime e 12 asistime, kurse me nga 14 pikë ndeshjen e mbyllën Shawn Jones e Chad Brown.