Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka nisur me fitore shumë të vështirë mbrojtjen e titullit.
Trepça të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” e mposhti Rahovecin 029 me rezultatin 106:101.
Ishte shumë fitore e vështirë për klubin nga Mitrovica.
Trepça e nisi më mirë çerekun e parë duke e fituar me shifrat 29:21. Çereku i dytë u mbyll baras 26:26.
Trepça e mbylli pjesën e parë me tetë pikë epërsi, 55:47.
Rahoveci 029 reagoi në çerekun e tretë duke e fituar me shifrat 29:21.
Por basketbollistët e Trepçës nuk lejuan befasi dhe në fund e fituan edhe çerekun e fundit me rezultatin 30:25.
Te Trepça më efikasi ishte Ja'cori Payne me 25 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
U dallua edhe Matt Mobbley me 22 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.
Rahovecit 029 nuk i mjaftoi loja e mirë e Samit Zekiqit që regjistroi 30 pikë dhe katër kërcime.
Mika Adams kishte 19 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.