Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça me fitore shumë të thellë ndaj Rahovecit 029

KB Trepça

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, ka fituar thellë 110:57 ndaj Rahovecit 029. Ndeshja e zhvilluar të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” i takoi javës së 13-të.

Trepça e dominoi tërësisht ndeshjen duke i fituar të katër çerekët, 32:11, 23:16, 24:11 dhe 31:19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për klubin nga Mitrovica ishte fitorja e katërt rresht. Ndërsa për Rahovecin 029 ishte disfata e dytë radhazi.

Ja'cori Payne ishte më efikasi te Trepça me 20 pikë, katër kërcime dhe dy asistime. Lojë të mirë pati edhe Shaën Jones me 15 pikë dhe katër kërcime.

Te Rahoveci 029 u veçua Julian Roche me 12 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.