Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 029 në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në “Minatori”, në praninë e një numri të vogël shikuesish, Trepça fitoi me rezultat 92:78. Por mitrovicasit fitoren e siguruan vetëm në çerekun e katërt. Në fund të çerekut të tretë rezultati ishte 65:61 për Trepçën. Pas pjesës së parë rahovecasit ishin në avantazh, 36:35.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrilon Hajrizi u dallua te Trepça me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime. Chad Brown i kishte 17 pikë e 13 kërcime. Kentrell Pullian ishte më i miri te Rahoveci 029 me 16 pikë, katër kërcime e katër asistime. 20 pikë e gjashtë asistime i kishte Isiah Umipig. Ai i kishte edhe gjashtë topa të humbur.
Trepça tani i ka tri fitore e dy humbje në Superligë. Rahoveci 029 i ka dy fitore e katër humbje.