Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitorja e parë e edicionit për Rahovecin 029

KB Rahoveci

Pas katër humbjeve radhazi, Rahoveci 029, e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Rahoveci 029 të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec e mposhti Pejën me rezultatin 106:95. Ndeshja i takoi javës së pestë. 

Rahoveci 029 i fitoi dy çerekët e parë me shifrat 29:21 dhe 29:25. 

Çereku i tretë u fitua nga Peja me rezultatin 27:24, kurse dhjetëminutëshi i fundit u fitua sërish nga Rahoveci 029, 24:22. 

Më efikasi te Rahoveci 029 ishte Mika Adams me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime. 

U veçua edhe Zion Fruster me 28 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime. 

Lojë të mirë te Peja pati Robert Smith me 28 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. 

Për Pejën ishte disfata e tretë radhazi.