Basketboll

Rahoveci 029 me fitore të madhe ndaj Pejës, shkëlqen Rugova

Rahoveci 029

Rahoveci 029 ka shënuar tjetër fitore të madhe në edicionin e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci 029 fitoi ndaj GO+ Pejës me rezultatin 83:71. 
Pas çerekut të parë të barabartë, rahovecasit bënë shkëputje të lehtë në të dytin dhe rritën dallimin në pikë në çerekun e tretë. Ndërkohë në të katërtin vetëm e konfirmuan fitoren.

Fisnik Rugova shkëlqeu te Rahoveci 029 me 25 pikë e 11 kërcime. 25 pikë, pesë asistime e katër kërcime i kishte Kentrell Pullian. Julian Roche i kishte 12 pikë e 11 kërcime, ndërsa Isiah Umipig kontribuoi me 17 pikë e gjashtë asistime.

Te Peja, Dardan Berisha i kishte 22 pikë. 13 pikë e 10 kërcime i kishte Cesare Edëards.
Skuadra e Bujar Locit, Rahoveci 029, tani ka pesë fitore e gjashtë humbje. Peja e pësoi humbjen e katërt, ndërsa i ka shtatë fitore.