Bashkimi nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në Prizren, Bashkimi e mposhti Rahovecin 029 me rezultat 90:70.
Te fitorja, prizrenasit erdhën në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Rahoveci 029 ishte në epërsi prej katër pikësh, 41:37.
Bashkimi bëri shkëputje në çerekun e tretë, kurse konfirmoi fitoren në të katërtin.
Lejson Zeqiri shkëlqeu me 21 pikë, gjashtë kërcime, katër topa të rrëmbyer e tri asistime. Dequan Lake i kishte 16 pikë e katër kërcime. Isaiah Cousins e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, pesë kërcime e tri asistime, ndërsa Shanon Shorter i kishte 18 pikë e tetë kërcime.
Bardh Rexha ishte më i miri te mysafirët me 18 pikë e katër kërcime. Kentrell Pulian i kishte 18 pikë, nëntë asistime e tetë kërcime, por edhe plot nëntë topa të humbur.
Bashkimi tani i ka 27 pikë në vendin e dytë.
Rahoveci 029 i ka 21 pikë, sa edhe Vëllaznimi. E pësoi humbjen e 11-të.