Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi fiton me vështirësi ndaj Rahovecit 029

Bashkimi

Bashkimi nuk pati telashe në ndeshjen e parë duke fituar thellë 106:69 në udhëtim te Vëllaznimi në xhiron e parë. 

Por ndryshe ishte dueli i xhiros së dytë për prizrenasit. 

Bashkimi të dielën fitoi vetëm në momentet vendimtare ndaj Rahovecit 029, 82:74. 

Ndeshja u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, pasi palestra “Sezai Surroi” në Prizren ende është e zënë nga KQZ-ja. 

Pjesa e parë u mbyll 50:44 në të mirë të prizrenasve, ndërsa rahovecasit e fituan çerekun e tretë, 16:14. 

Edhe Fitorja e dytë radhazi për Bashkimin Basketboll Fitorja e dytë radhazi për Bashkimin

Mysafirët hynë në lojë në fundin e çerekut të katërt, por pa arritur ta shmangin disfatën. 

Rahoveci 029 fitoi në xhiron e parë ndaj Borës. 

Statistikat më të mira te Bashkimi i pati Isaiah Cousins me 18 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Lejson Zeqiri ndeshjen e mbylli me dyshifror të dyfishtë prej 17 pikëve, dhjetë kërcimeve e një asistimi. 

Edhe Bashkimi nuk lejon befasi, mposht Rahovecin 029 Basketboll Bashkimi nuk lejon befasi, mposht Rahovecin 029

Jan Palokaj dha kontribut të madh në fitore po ashtu me 16 pikë, pesë kërcime e dy asistime. 

Te Rahoveci 029, më i miri ishte Isiah Umipig me 27 pikë, dy kërcime e katër asistime.