Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja, kundërshtarja e Trepçës në gjysmëfinale të plejofit

KB Peja

Peja është gjysmëfinalistja e fundit e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në serinë çerekfinale, Peja fitoi 2:1 ndaj Golden Eagle Yllit. Dhe tani në gjysmëfinale përballet me Trepçën.

Fitoren vendimtare e shënoi të shtunën në Suharekë, me rezultat 82:70. 

Ylli e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa ndeshjen e dytë në “Karagaçi” e fitoi skuadra pejane.

Të shtunën në çerekfinalen vendimtare, skuadra e Pejës shfaqi dukshëm më tepër. Mbajti epërsi bindëse për kohë të gjatë për fitore me 12 pikë dallim në fund.

Edhe Ylli fiton ndeshjen e parë të plejofit ndaj Pejës Basketboll 3 muaj më parë Ylli fiton ndeshjen e parë të plejofit ndaj Pejës

Daquan Bracey udhëhoqi Pejën me 23 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Cecil Williams i kishte 20 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. Arti Hajdari ndihmoi në fitore me 15 pikë e pesë kërcime.

Tek Ylli u dallua Scott Bamforth me 29 pikë, katër kërcime e katër asistime. Erjon Kastrati i kishte 11 pikë e katër kërcime, ndërsa kontributi i të tjerëve ishte i zbehtë.


Peja në epërsi bindëse pas pjesës së parë, i afrohet gjysmëfinales

Peja po udhëheq bindshëm ndaj Golden Eagle Yllit në çerekfinalen vendimtare të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në Suharekë, Peja është në epërsi 55:34 pas pjesës së parë.

Edhe Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe Basketboll 2 muaj më parë Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe

Rezultati në këtë seri është 1:1, kurse skuadra që fiton kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me Trepçën. 

Në gjysmëfinalen tjetër përballen Bashkimi e Bora.