Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi i ofron kontratë të re Traores

Skuadra e Wolverhamptonit i ka ofruar kontratë të re, sulmuesit të krahut, Adama Traores.

Bëhet e ditur se Wolvesi po synon ta mbajë Traoren të paktën deri në verën e vitit 2025. Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në vitin 2023.

Traore ishte i lidhur me një transferim te Tottenhami gjatë afatit kalimtar të verës, por Wolvesi refuzoi të gjitha ofertat e ekipit nga Londra.

Traore është pjesë e Wolvesit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Middlesbrough dhe këtë sezon ka katër paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm