Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolverhamptoni ia cakton çmimin Traores

Adama Traore mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Wolverhamptoni.

Sipas ”Telegraph”, drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta shesin sulmuesin e krahut. Krerët e klubit po kërkojnë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim për Traoren.

Për shërbimet e Traores interesim ka shprehur Liverpooli, Tottenhami dhe West Hami. 25-vjeçari ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm