Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami e West Hami në garë për Traoren

Tottenhami dhe West ham United janë në garë për futbollistin e Wolverhamptonit, Adama Traore, raporton të hënën “The Telegraph”.

25-vjeçari është lënë i lirë të largohet për të liruar hapësirë për ndonjë ardhje të re.

Për futbollistin e Spanjës klubi anglez kërkon rreth 20 milionë euro. Traore me klubin e Premier Leagues ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Sulmuesi i krahut këtë edicion ka luajtur 19 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm