Tottenhami është pranë transferimit të Adama Traores nga Wolverhamptoni.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se krerët e Tottenhamit janë të gatshëm t’i ofrojnë 20 milionë funte për transferimin e lojtarit gjatë këtij muaji.
E te Wolvesi pritet ta pranojnë këtë ofertë pasi Traore ka kohë që ka kërkuar largimin nga ekipi.
Tarore thuhet se do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Tottenhamin.
Sulmuesi spanjoll ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin 2023.