Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për Traoren

Tottenhami është i vendosur për ta transferuar sulmuesin e krahut, Adama Traore gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediumet britanike kanë njoftuar të hënën, se Tottenhami ka bërë gati 30 milionë euro për ta bindur Wolverhamptonin në lirimin e tij.

Është trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo që po e kërkon Traoren, me të cilin ka punuar te Wolvesi.

25-vjeçari pritet të largohet nga klubi, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023. Këtë edicion, Traore ka dy paraqitje në Premier League.

Ai është pjesë e Wolverhamptonit prej vitit 2018.