Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilson më i miri i xhiros në basketboll

Derrick Wilson është shpallur lojtari më i mirë për xhiron e 27-t të Superligës së Kosovës në basketboll, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Wilson tregoi paraqitje të mirë në fitoren që ekipi tij Prishtina e fitoi në udhëtim Pejës. Prishtina fitoi derbin me rezultatin 98:88. Wilson shënoi 23 pikë ndërsa pati 4 kërcime e 10 asistime.

Pashmangshëm Wilson ka zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të xhiros.

Pjesë e pesëshes janë edhe Diamond Stone i Prishtinës, Drilon Hajrizi i Trepçës, Daniel Lekndrejaj i Vëllaznimit dhe Alonso Verge i Golden Eagle Yllit.