Kevin Davis ka udhëhequr Trepçën drejt fitores ndaj Pejës në derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Rrjedhimisht Davis është shpallur edhe basketbollisti më i vlefshëm i xhiros (MVP), sipas përzgjedhjes së Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Davis kontribuoi në fitoren e madhe të së shtunës me 20 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.
Në top-pesëshen e xhiros kanë zënë vend edhe Drilon Hajrizi i Trepçës, Lejson Zeqiri i Bashkimit, Sammues Sessoms i Vëllaznimit dhe Shaheed Davis i Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm